LEXO! - tetova1.com

LEXO!


Kategoria: Opinione

Postuar më: Pre, Tet 3, 2014





Armend Fazliu

Kompasi orientues së shqiptarëve të Maqedonisë shpeshë herë ka qenë i lidhur me zhvillimet historike rajonale.Duke mos dashur të bëj një përqendrim të segmentit historik,do të duhej të shtronim çështjen në një dimension tjetër,atë së përditshmërisë sonë.

Pyetja që duhet ti shtrojme sot vetes është? Si po jetojnë sot shqiptarët e Maqedonisë? A janë më të varfër,apo më të pasur seç ishin para një dekade ? A janë më të barabartë para ligjit ?
Si qëndrojnë ata në prizmin e barazisë sociale si qytetarë i rëndom?

Kurthi në të cilën shpeshë herë biejmë,është që njësia krahasuese të cilën kemi përdorur për një kohë të gjatë ka qenë : 1) Pesimizmi dhe 2)Vendet e varfra.Figurativishtë kjo i bie,që nëqoftëse ju tërhiqni një paralele me një vend të lindjes së mesme,mund të ju del mesatarja +1! Por nëqoftëse për masë krahasuese merni një vend perendimorë,mesatarja e këtij barazimi mund të ju del -10 ! Pra,ne nuk duhet të jemi të kënaqur me një mesatare solide nëqoftëse vendi me të cilin krahasojmë mirëqenien ekonomike,barazinë sociale,liritë demokratike,është nga vendet më të izoluara të globit.Por velat e anijes do të duhej ti hapim gjithmonë drejtë erës që edhe pse në mesataren tonë ka impakt negativ,të jetë vend që ritë aspiratat përmisuese të vendeve të varfra siç jemi ne.

Përse jetojmë në varfëri?

Ajo që shpeshë herë del si konkluzë popullore,kur shtrohet pyetja e varfërisë së qytetarëve shqiptarë në Maqedoni sigurishtë që pjesa më e madhe I atribohet:Diskriminimit shtetërorë,dhe për këtë besoj që të gjithë biejmë dakord.Por ky fakt,është vetëm një nga arsyet që zë vend në mozaikun tonë të skamjes,dhe është truku që krijon hendekun midis shqiptarëve dhe maqedonasve në njërën anë.Ku shqiptarët mendojnë se jetojnë me keq se maqedonasit(sepse ju ndahen më pak nga fondet publike,investimet kapitale) dhe maqedonasit mendojnë që jetojnë më mirë se shqiptarët(sepse ju ndahet më shumë nga investimet shtetërore edhe pse një pjesë e madhe e të ardhurave akumulohet kryesishtë nga Maqedonia Perendimore vizavi vendbanimet e banuara me shqiptarë)! Kjo rjedhimishtë,është e vertetë vetëm në zonat urbane,gjegjësishtë prefekturave të pasura të Shkupit:Karpos,Aerodrom,Qendër,Kisela Vodë,dhe disa prefektura tjera që mund për arsye shpejtësie të më kishin ikur.Por po të bëjmë një shtrirje demografike të problemit,ky mitizim I rrejshëm nuk qëndron,për shkak se kjo ndarje e popullit në : NE(mk) dhe JU(al),mban status-quonë e gjendjes aktuale,e cila i shërben vetëm elitave politike për të menaxhuar mllefin popullorë,të cilët ndajnë popullin në dy pjesë të mëdha,me disa nëndarje kategorishë të tjera, që burojnë nga kjo dyshe e ndarjes themeltare.
Varfëria

Përse ne jemi të varfër? Nuk kemi pasuri natyrore për të administruar nevojat e dy milionë banorëve të këtij territori? Kemi pasur epidemi si vendet afrikane? Na ka prekur ndonjë fatkeqsi natyrore? Skemi burime të mjaftueshme njerzore? Apo kemi shkallë të lartë të analfabetizmit? Skemi ujë të mjaftueshëm? Diell? Apo Natyra ishte tejet diskriminuese me ne,për sa I përket,ditëve me diell,ujit,pyjeve,rezervave minerale e kështu me radhë ?

E vërteta më rezulton,që ne jemi një vend I begatë për sa I përket asaj që ka falur natyra,skemi problem me ujë,kemi pyje te pasura që janë një aset I pa investueshëm një kohë bukur të gjatë,përkundrazi kanë qenë pre e një barbarizmi masakre për biznese fitim prurëse,apo të ndonjë hallexhiu që ska me çfarë tju ngrohë gjellën fëmijve në shtëpi.Kemi ujë pa fund,që kanë mundur të ishin edhe burime energjie,në ngritjen hidrocentraleve,por jo atyre konçesionar.Kemi disa miniera të mjaftueshme për nevojat e përdorimit të brendshëm dhe eksport.Kemi tokë të begatë pjellore për mbjelljen e cilido produkt agrarë të kulturave bujqsore.
Problemi I gjithë kësaj historie,egziston tek Ligji! Europa dhe vendet e zhvilluara dallojnë me ne vetëm në një pikë kyçe që quhet rrespektimi I ligjit! Ne në fakt kemi ende probleme me drejtësine që ështe e frikshme,tmerruese,sepse në kohë nuk është tkurrur por metastazon.

Problemet me Ligjin

Është e pamundur të shkelni ligjin nëqoftëse nuk keni mbështetje,ose politike apo financiare.Sepse në të kundërtën përgjigja do të ishte e pabërballueshme dhe njeriu këtë edi.Por çfarë ka ndodhur në këto 20 vjetë pluralizëm?

Kasta politike në kohë ka bërë të mundur që shkelja e ligjit,të mos përbëj më një përgjigje të pa kompromis për shkelësin,por I ka hapur atijë rrugën që ka edhe një alternativë tjetër ku mund të mbështet shpinën: 1)Forca politike ose 2)Elitat financiare.Ky model steril,që shkatron elementin bazik të barazisë shoqërore përpara ligjit ,është edhe sindromi esencial i shkatrimit psikologjik popullorë.Por a jemi edhe ne shkelës të tillë të ligjit ? Sigurishtë që po,nga përditshmëria mund të konkludoni sa herë në ditë e shkelni ligjin,bashkë me mua,sepse fenomeni nëqoftësë qëndron për një kohë të gjatë me njeriun,ai transformohet ne ves.

Kastat Politike dhe Elita Financiare

Ilustrimin e dy elitave në mënyre të përkryer dhe konçize mund ta lexoni tek libri Hëna e Shqiperisë të Konicës modern,ashtu siç e quaj un (B.Blushin),me shembullin e filmit “Koncert në vitin 1936”,ku autori ecë me shembullin e nënprefektit nëpër analogjinë e lexuesit.
Nënprefektët e tillë egzistojnë edhe tek te,po,padyshim! Nenprefektet e tillë,un I quaj sherifët lokalë,kapadaitë lokal,të veshur ose me petkun politik,ose me atë të të pasurit,që në të shumtën e rasteve atë pasuri,e ka ndërtuar po nga politika.
Këta janë mini-feudalët e sistemit modern,e keni parasyshë,ata që rrotullojnë pakon e cigareve të shtrejta,me dy celularë,me makinë të hijshme,te ulur në kafene 12 orë në ditë.Sepse këto njerëz janë ata që “u zgjidhin hallin” qytetarëve të asaj lagje,apo komune.
Po si e gëzojnë këtë status këta njerez? E thjeshtë.Në kohë zgjedhjesh kasta që qëndron në majen hierarkike,ka nevojë për njerëz që kanë influencë në zona të caktuara,thënë ndryshe për bajraktarë të rretheve të caktuara,në këmbim të trafikimit të votave,ata u adresojnë një sërë kompetencash të petkut politik,sepse ata u bejnë konak I presin politikanët në shtëpitë e tyre,propagandojnë për ta.Por ky organizim sigurishtë që ka hierarkinë e tijë që unë do ta ilustroja kështu:

Këta 3 grupe janë të lidhur ngushtë njëra me tjetrën,në kohë krizash(zgjedhjesh),prandaj janë në reth vicioz:Pushtet politik-Para-Pushtet.Secila nga këta mban njëra tjetrën,ky është zinxhiri rrotullues i këtijë motori vdekjeprurës që po shterr nervat e qytetarëve,nga humbja e durimit.
Këta njerëz janë ngjitës dhe kthehen në model kariere për të rijtë,janë arsyet se përse ofendojnë prindërit e tyre,sepse ata nuk shohin veten tek :Prindi mësues,apo prindi puntorë i ndershëm i thjeshtë,sepse ata shohin që njerëz që kanë jetuar më pak ndershëm se prindët e tyre jetojnë më mirë sot se ata.Ndershmëria sna qenka kushti suksesit.

Konkluzë

Shumë kush mbase edhe mund të më paragjykojë,sepse mua sme takon të shkruaj një shkrim të tillë,por mua ajo smë bën përshtypje.Un I rrespektoj njërëzit që merren me idetë e mia dhe jo me personalizimin e gjërave,çdo gjë jashta kësaj konture un e neveris.Kurrë mos harroni një gjë që thotë Izetbegoviq tek vepra : Islami mes Lindjes dhe Perëndimit : Diktatoria(pushtetet zullumqare) dhe masat e gjëra të pavetëdijshme(populli I pavetëdijshëm) ecin dore për dore,secila ushqen njëra tjetrën.Shpeshë mund të qëllojmë ne nga ta.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net