Tetovë, rrihet barbarisht 18-vjeçari nga Zhelina - tetova1.com

Tetovë, rrihet barbarisht 18-vjeçari nga Zhelina


rrahje
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Pre, Tet 3, 2014





Një 18-vjeçar nga Zhelina është rrahur fizikisht nga dy persona, po të kësaj moshe.

Viktima ka marrë dëmtime të rënda trupore, ndërsa dy agresorët janë ndaluar në polici, njofton Zhurnal. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së enjte, rreth orës 18, në afërsi të Qendrës së Kulturës “Iljo Antevski-Smok”.

Sulmi fizik pasoi një konflikt verbal mes të riut E.R (18) dhe dy agresorëve të moshës 17 dhe 18 vjeç. Viktima është transportuar në spital me Ndihmë të Shpejtë.

Policia ka ndaluar dy sulmuesit dhe i ka marrë në pyetje, në prani të prindërve. Policia po punon për ndriçimin e plotë të rastit. Sulmuesit do të ndiqen penalisht.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net