Me programin për shkarkim nga Youtube në mp3, Arlind Pajaziti i futet edhe programimit për iOS
Arlind Pajaziti ka sjellë programin më të ri për iOS (iPhone) me të cilin mund të shkarkoni videot nga Youtube në formatin mp3 në iPhonin tuaj. Programi në fjalë do të ua lehtësoj punën shumë adhuruesve të muzikës që ti kenë ata në cdo kohë me vete pa qenë të varur nga interneti. Linku për ta shkarkuar programin është https://itunes.apple.com/us/app/shkarko-mp3-muzik-shqip/id916720824, ose të njëjtin mund ta gjeni në App Store duke e kërkuar “Shkarko Mp3 Muzik Shqip”. Gjithashtu ky program mund të përdoret edhe nga kompjuteri juaj në lidhjen http://ultrayoutube.com . Shqp TV, Filma me titra shqip, 99upload.com, janë disa nga programet të krijuara nga ai për telefonat android.
Arlindi deri më tash ka pasur shumë sukses me programet e tij për telefona Android dhe mban rekordin për programet më të shkarkuara në gjuhën shqipe.
Tani që Arlindi është futur edhe në krijimin e programeve për iOS, ai premton se nuk do të ndalet vetëm me këtë por së shpejti do të vijnë programe që do të ofrojnë filma me titra shqip, si dhe të tjerë. E ne as që dyshojmë se Arlindi do të sjell edhe diçka shumë të bukur.
Arlindi përndyshe është edhe pianist, ku tashmë ka realizuar një koncert të tij me Piano në Tetovë.
Gjithashtu ai kujdeset edhe për Hostimin dhe mirëmbajtjen e portalit Tetova1.com.
Mbi të gjitha Arlindi është vetëm 20 vjeç. /Tetova1.com





