Panteri: “Thirrje urgjente shqiptarëve në Republikën e Iliridës”
Në një letër dërguar mediumeve Hamdi Ndrecaj, i njohur me nofkën Panteri, iu bënë thirrje administratorëve shqiptarë që janë nëpër institucione shtetërore urgjentisht të largohen nga pozitat e tyre dhe ti bashkohen qeverisë së përkohshme për jetësimin e Republikës së Iliridës.
Ja letra e dërguar nga Hamdi Ndrecaj-Panteri:
Garda e Republikës së Iliridës thërret urgjentisht të gjithë qeveritarët shqiptar dhe administratën shqiptare në institucionet e IRJM, pjesëtarët e armatës dhe policisë në IRJM, që urgjentisht të largohen nga pozitat e tyre dhe t’i bashkohen qeverisë së përkohshme për jetësimin e Republikës së Iliridës. Kërkesa e thirrjes sonë urgjente duhet të përmbushet brenda 72 orëve, përndryshe, të gjithë ata që vazhdojnë t’ju shërbejnë interesave antikombëtare dhe nuk i bashkohen thirrjes së institucioneve të Republikës së Iliridës, do të përballen me pjestarët e Gardës së Republikës së Iliridës. Garda e Republikës së Iliridës, e uniformuar dhe e ndihmuar nga stafi i saj civil, tanimë janë shtrirë në tërë territorin e Republikës së Iliridës. Përgjegjësinë për pasojat e mosrespektimit të thirrjes sonë urgjente i bartin ata që vazhdojnë t’i shërbejnë shtetit monstrum sllavomaqedon.
Gjeneral i GRI Hamdi Ndrecaj - Panteri









