Murseli: Është koha që Rufi Osmani dhe Imer Selmani të bashkohen në PDSH-në e tyre
|
Rreth zhvillime të fundit në PDSH dhe në Lëvizjen për Reforma të kësaj partie si dhe me mundësin e bashkëpunimit të Lëvizjes me ish udhëheqës tjerë partiak të opozitës, me qëndrim të tij ka dalur edhe Faton Murseli i cili është pjesë e Lëvizjes për Reforma në PDSH-dega Tetovë.
“Nëse themi se Rufi Osmani dhe Imer Selmani janē humbës ose nuk duam ose nuk dijmë ta locojmë humbësin e vërtetë! Ka humbës por ka edhe humbës të gjashtëfishtë!. Kur flasim për Reformimin brenda PDSH-së ta kemi të qartë se nuk bëhet fjalë për krijimin e partisë së re (faktikisht JO). Lëvizja nuk shkon hapave të z. Osmani apo z. Selmani (që në esencë qenë të sinqerta) , e as të ringjalljes së PPD-së. Të ndjekësh këta rrugë do të ishte papjekuri politike. Sepse nga shembulli i tyre u kuptuan hapat jo të sinqerta të “PDSH-së së vjetër”, që ka qenē opozitë e partive të treta më shumë se sa opozitë e pushtetit (e mirëfilltë). Koha është kur të bashkohen të gjithë edhe z. Osmani edhe z. Selmani, por këtë rradhë aty ku e kanë vendin, pra në PDSH-në e tyre. Vetëm kështu PDSH-ja do të fitojë. Indiciet për ta relativizuar çështjen e reformave, pra janë shkurtpamëse, sepse po të mendonim ndryshe do të ishim krah me pushtin e pozitës dhe me një opozitë në pushtet.”, përfundon Murseli komentin e tij në faqen personale në facebook.
/tetova1/











