Sot Thaçi dhe Sela matin forcat - tetova1.com

Sot Thaçi dhe Sela matin forcat


sela-thaci-pdsh
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Oct 12, 2014





Sot pritet që të masin forcat lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe sfiduesi më i madh i tij, Ziadin Sela. Thaçi ishte i padiskutueshëm në krye të partisë deri në zgjedhjet e kaluara, kur nisi një përplasje me kryetarin aktual të Komunës së Strugës, kryesisht si shkëndijë e mospajtimeve rreth emrave që duhej të futeshin në listën e kandidatëve për deputetë.

Që atëherë, Sela është vënë në krye të të ashtuquajturës nismë për reformimin e PDSH-së, duke deklaruar se synon që ta shërojë nga brenda një kala të sëmurë e të uzurpuar nga Menduh Thaçi, siç e etiketon ai PDSH-në.

Megjithatë, fushata për të reformuar strukturat e PDSH-së u materializua më shumë si krijim i struturave paralele, që kulmuan me thirrjen nga përkrahësit e Selës të një kuvendi në Saraj, pikërisht sot kur mbahet Kongresi i PDSH-së.

Sot pritet që të matet forca ndërmjet dy grupeve, që do të reflekthet nga pjesëmarrja ose bojkotimi i Kongresit të PDSH-së, ku kandidat i vetëm është lideri aktual Menduh Thaçi.

Zyrtarisht, PDSH-ja ka njoftuar se ky kongres po mbahet për shkak të zhvillimeve aktuale në vend dhe mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Motoja e Kongresit është “Të ecim drejtë”, ndërsa do të jenë të pranishëm 683 delegatë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net