Ju flet Ballisti, personi që lëshoi fluturaken: Më falni (FOTO)
Ballist Morina, tifozi që besohet ta ketë lëshuar fluturaken me flamur mbi Beograd, ka publikuar një status në rrjetin social Facebook.
Ai kërkoi falje për gjestin e tij, por në të njëjtën kohë ndihet krenar për futbollistët e Kombëtares.
“Te nderuar patriot, mbreme ndodhi dicka qe ishte jasht planifikimeve te mia, qe do te thote qe ngjyrat e zemres me tradhtuan duke u a leshuar flamurin atyre gabimisht.Kerkoj publikisht falje djelmoshave te kombetares per ate qe aksidentalisht ndodhi por ne te njetin moment jam krenar per ata, per sakrifikimin e tyre.Por si gjithmone perfeksioni nuk eksiston ne jete.”





