Vjen partia e Re në Maqedoni
Pas jnë mjegullnaje në lidhje me hapjen e një subjekti të ri politik në Maqedoni, më në fund është prononcuar udhëheqësi i kësaj lëvizje, Zekerija Ibrahimi i cili thotë se pas disa ditësh do të del në skenë partia e re.
Ai në një intervistë të dhënë për Almakos kë dhënë detaje në lidhje me këtë subjekt të ri politik. Ibrahimi në intervistë ka thënë: Ne do të jemi subjekti i parë shqiptar në Maqedoni që identifikohet përmes tri A-ve: autentik, sepse lind nga nevojat vendore; autokton, sepse lind e krijohet nga kapacitetet vendore; dhe autonom, sepse është krejtësisht i pavarur nga të gjitha subjektet e brendshme dhe të jashtme. Ne do të jemi lëvizje shqiptare, që ngrihet për ta avancuar pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe të gjithë qytetarëve të tjerë në këtë vend.





