Sela në Kumanovë: Ne jemi PDSH-ja që fiton, jo e shërbimeve sekrete (FOTO) - tetova1.com

Sela në Kumanovë: Ne jemi PDSH-ja që fiton, jo e shërbimeve sekrete (FOTO)


ziadin-kumanov
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Oct 18, 2014





Ziadin Sela sot pati debat me qytetarë të Kumanovës. Të pranishëm ishin një numër i madh i qytetarëve, të cilët ishin mbledhur për ti diskutuar problemet që i tangojnë shqiptarët dhe për ti trajtuar ato me prijësin e nismës për reforma në PDSH, raporton gazeta “Lajm”.
Sela kujtoi qytetarët e Kumanovës se PDSH është vet populli e jo ai që e ka vulën e PDSH-së. Ai u zotua se do ta aplikojë Marrëveshjen e Arbër Xhaferit, marrëveshje e cila do të ngrit pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.
“Ju nuk doni lider që koketojnë me shërbime të fshehta. Për këtë arsye ne do të veprojmë me duar të pastra. A shpresoni të fitoni me Menduh Thacin? Jo! Ne kemi humb besimin tek ky njeri, dhe nëse ai nuk don përcarje në PDSH le të dorëhiqet”, theksoi Sela.
Ai madje ka shtuar se ne jemi popull me dinjitet dhe si të tillë nuk meritojmë përfaqësues pa dinjitet.“Ne duhet ti kthejmë femrat në politik, ata na bëjnë këto që jemi, nuk korruptohen. Na duhen të rinjë, sepse të rinjtë janë më të sinqert. Profesorët, sepse mendimi i tyre nuk duhet të mbetet vetëm në universitete. Në këtë mënyrë do të dalim më të fortë”, ka porositur Sela.
Para publikut kumanovarë Sela ka premtuar se nuk do të hyjë në qeveri me një deputet, sepse, sic thotë ai, si i tillë mund të hysh vetëm i përulur.
“Ne nuk hyjmë në qeveri pa e ndërruar kushtetutën. Esenca e marrëveshjes sonë është kjo, ndërrimi i kushtetutës”, ka thënë Sela.
Në fund ai ka potencuar se është i hapur për të gjithë.”Jemi të hapur për të gjithë, por nuk garantojmë poste ministror”, ka përfunduar Sela.

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net