Sonte martohet aktori Luran Ahmeti (FOTO)
|
Aktori i njohur, tetovari që jeton në Shkup, Luran Ahmeti sonte i ka dhënë fund beqaris. Në Sallonin e Dasmave LILI në Shkup po zhvillohet dasma e Luran Ahmetit dhe tiranases Edlira Qyshka.
Mysafir në këtë dasëm janë shumë personalitete publike, aktor dhe gazetar si nga qytetet e Maqedonisë poashtu edhe nga Kosova dhe Shqipëria.
Ja si e përshkruan Anita Latifi dasmën e sontme: Dhëndri tetovar nga Shkupi, nusja gocë Tirane… Dasmorët anë e kënd Ballkanit!!! Sefa, sefa, sefa ….. Si Motra për V’lla. Luran e Edlira ju shkoftë jeta me gëzime!!!
Ndër rolet më të rëndësishme të Luranit janë në serialin e njohur turk “Sulejmani i Madhërishëm” si dhe serialin “O sa mirë”.
/tetova1/









