Ballisti ishte më 11 tetor në Serbi, ja si e lëshoi fluturaken
Mediat serbe edhe sot kanë raportuar për fluturaken e famshme të lëshuar në qiellin e tyre nga Ismail Morina. Sipas të përditshmes Kurir, Ismail Morina, personi që dyshohet se e ka lëshuar fluturaken, hyri në Serbi më 11 tetor.
Ai udhëtoi atje me një makinë me targa italiane, duke u vendosur në një hotel shumë afër stadiumit të Partizanit. Morina, i cili njihet si alpinist, qëndroi deri pas ndeshjes në Beograd, për t’u larguar menjëherë pastaj.
Gjithnjë sipas Kurir, ishte vëllai i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Olsi, ai i cili e komandoi fluturaken e lëshuar nga Morina. Ai një gjë të tillë e bëri përmes një aplikacioni të instaluar nga iPhone-in e tij.





