Arifhikmeti humb vetëdijen (FOTO) - tetova1.com

Arifhikmeti humb vetëdijen (FOTO)


Kategoria: Showbiz / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Oct 21, 2014





Xhevdet Jashari Aktori i “O sa mire”, i njohur nga publiku si Arifhikmeti, ka pasur probleme sot gjatë xhirimeve të episodit të ri.

Arifikmeti nuk po ndihej mirë, dhe kështu humbi vetëdijen me ç’rast kolegët kanë intervenuar duke e dërguar atë menjëherë në spital, raporton Indeksonline.

Pas pak kohe aktori u gjend në QKUK prej nga Indeksonline ka siguruar edhe fotografitë e aktorit duke e marrë tretmanin e nevojshëm.

Në një bisedë të shkurtë me një nga anëtarët e serialit “O sa mirë” kemi mësuar që Xhevdet Jashari ose Arifhikmeti tani është në gjendje të mirë, edhe pse sot nuk është në gjendje të vazhdojë xhirimet.

arifikmeti2

 

xhevdejashari

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net