Ja ku ka fjetur Morina para se ta lëshoj fluturaken (FOTO) - tetova1.com

Ja ku ka fjetur Morina para se ta lëshoj fluturaken (FOTO)


Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Mar, Tet 21, 2014





Policia serbe ka zbuluar vendin ku ka fjetur Ismajl Morina para se ta lëshoj fluturaken mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit.
Sipas portalit serb, Alo.rs, Ismajl Morina, ka fjetur në Hostel ‘Ferit’ para se ta lëshoj fluturaken mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit. Këtë vend e ka zbuluar policia serbe, derisa portali në fjalë e ka vizituar për të marrë informata më të hollësishme.
Por, sipas fqinjit të tyre, pronari i Hostelit ‘Ferit’ e ka mbyllur atë nga frika pasi ishte intervistuar nga Policia. Gazetari i Alro.rs, është munduar të kontaktoj me pronarin, por sipas tyre kjo ka qenë e pamundur.
Kurse, mediat serbe vazhdojnë të insistojnë se Morina ka bashkëpunuar me Olsi Ramën, vëllanë e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

 

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net