“Informer” pohon: Menaxheri shqiptar (tetovar) lobon për Serbinë!
|
Menaxheri i njohur shqiptar i futbollit, Fali Ramadani, flitet se gjoja përmes kontakteve të tija në UEFA ka lobuar për Serbinë!
Agjenti i shumë lojtarëve të talentuar serb ka shfrytëzuar lidhjet e tij në Nyon për të mbajtur Serbinë në kualifikimet për Euro 2016, pohon “INFORMER”
“Menaxheri Fali Ramadani shfrytëzoi lidhjet e tij në UEFA në mënyrë që të mbrojë interesat e Serbisë dhe ka dërguar porosinë se do të ishte humbje e madhe nëse dy seleksionet eliminohen nga eliminatorët e kampionatit evropian”, citohet një burim i “INFORMER”
Shqiptari nga Tetova që ka pasaportë gjermane mbronë edhe interesat e tij. Ramadani udhëheqë një agjenci “LIAN Sports” së bashku me ishportierin e Partizanit, Nikola Damjanac dhe disa menaxherë të tjerë nga hapësirat e Ballkanit.
“Ramadani duke lobuar për Serbinë ruan edhe interesat e punës së tij, partnere në Serbi. Disa reprezentues të Serbisë i takojnë agjensionit të tij të menaxhimit”, pohon burimi i njëjtë.
Aktualisht, nga lojtarët e agjensionit “LIAN Sports”, në reprezentacionin e Serbisë luajnë Matija Nastasic, Lazar Markovic, Vladimir Stojkovic dhe Nikola Maksimovic. Vetëm nga Nastashic dhe Markovic, Ramadani viteve të kaluara ka fituar miliona. Nastashic nga Partizani shkoi në Fiorentinë për 2,5 milionë euro, kurse më pas në Manchester City për 15,2 milionë. Markovic nga Benfika shkoi në Liverpool për 25 mln euro.
UEFA vemdimin përfundimtar rreth gjobave për Federatën e futbolit të Serbisë dhe Shqipërisë do ta sjell të premten, e jo të enjten. /lajm/










