Përplasje në BDI, plagosen 5 veta - tetova1.com

Përplasje në BDI, plagosen 5 veta


bdi_logo5001_639741011
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Pre, Tet 24, 2014





Plagosen 5 veta, në mesin e të cilëve një në rrezik jete, si rezultat i përleshjes në radhët e BDI-së, në mes grupeve të dy funksionarëve të BDI-së, grupe këto rivale të dy funskionarëve tëlartë të BDI-së, të cilët tani më një kohë të gjatë kanë mosmarrëveshje të thella për shkak të ndarjes së interesave grupore partiake.

Mosmarrëveshjet mes këtyre dy grupacioneve janë prej disa muajve./lajm/

………..

Nga ana tjeter, burime te portalit “Shenja” njoftojne se jozyrtarisht dy nga të plagosurit janë vëllezërit Jakupi nga Kondova, njëri nga të cilët, Jonuz Jakupi, shërben si ushtarë i rregullt në Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Sipas dëshmitarëve, vëllezërit Jakupi fillimisht janë sulmuar nga dy persona, pastaj janë larguar nga kafiteria dhe sërish janë kthyer të armatosur dhe kanë filluar të shtënat me armë zjarri mes dy palëve.

Identiteti i të tjerëve dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve, akoma nuk dihet.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net