A do të marrin të gjithë të punësuarit regres (K-15) për pushim vjetorë?
Regres për pushim vjetër gjegjësisht K-15 edhe më tej nuk kanë pranuar 60% e të punësuarve në sektorin privat, tregojnë të dhënat e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë. Sipas thirrjeve anonime të cilat kanë arritur deri tek sindikatat në vend, tek një pjesë e kompanive, pronarët kërkojnë nga të punësuarit t’i kthejnë të hollat dhe atë në dorë.
“Vlerësimi jonë është se mes 37 deri 40% është paguar regresi. Kurse tek veprimtaria e përfshirë në sindikatën e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve vërtetuam se kemi problem në pjesën e pagesës. Në ato kompani ku nuk është kryer pagesa, bëjmë kontrollime të rregullta dhe shpresoj që deri në fund të vitit duhet të paguhet regresi për pushim vjetorë. Paraqitet problem tek disa ndërmarrje të caktuara të cilat janë të lidhura me ndonjë proces të caktuar të punës. Shpjegimet janë se përderisa nuk përfundon ky cikël i punës dhe përderisa nuk sigurohen mjetet ka vështirësi, por shpresoj, sepse pagesa e regresit për pushim vjetorë është obligative, këtë detyrim ta përmbushin kompanitë dhe ndërmarrjet”, thotë Zhivko Mitrevski, kryetari i LSM-së për emisionin “Magazina ekonomike”.
Më shumë detaje për pagesën e regresit të pushimit do të mund të mësoni në emisionin “Magazina ekonomike”, prej orës 18 e 20 minuta. Mysafir janë Zhivko Mitrevski, kryetari i LSM-së, Mile Boshkov nga Konfederata e punëdhënësve dhe Angjel Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve. /alsat/









