Ja pretendentët për kryetarë degësh të BDI-së, sipas “Dnevnik”
E përditshmja në gjuhën maqedonase “Dnevnik” në një shkrim të saj pas incidentit me armë në Kondovë ku u plagosën katër persona, pasi konstaton se BDI ka hedhur poshtë lidhjet e kësaj ngjarje me zgjedhajet brenda partiake shkruan se Blerim Bexheti është tërhequr nga gara për kreun e Sarajit, duke ia lënë vendin Rafis Halitit.
Gazeta shkruan gjithashtu për një rivalitet të ashpër zgjedhor brenda BDI-së në Strugë, ku “beteja” , sipas saj ,zhvillohet midis Ramiz Merkos, dhe Arben Labënishtit, por nuk do të ishte befasi nëse në krye të kësaj dege do të vinte një person i tretë për ta ruajtur qetësinë në parti.
“Në Kumanovë vlon për shkak të rivalitetit të kryetarit aktual Ulusi Beqiri dhe ish komandantit të UÇK-së, Xhamail Rexhepi. Për kreun e Degës në Tetovës në garë janë Hisen Xhemaili, kryetar i Këshillit të Komunës dhe Orhan Ramadani, i cili e ka përkrahjen e Hazbi Likës. Për kreun e Degës së Kërçovës përgatiten, kryetari aktual Shevail Ceka, por edhe shoferi i Musa Xhaferrit, Enver Ivçe”, shkruan Dnevnik.





