Marin Mema - deputetit të BDI-së: Mos shisni pallavra, mbroni shqiptarët në Parlament jo në Facebook - tetova1.com

Marin Mema - deputetit të BDI-së: Mos shisni pallavra, mbroni shqiptarët në Parlament jo në Facebook


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Hën, Tet 27, 2014





Mbrëmë televizioni “Top Channel” në emisionin “Excluzive”, që udhëhiqet nga gazetari Marin Mema, transmetoi në dokumentarin e saj disa të vërteta të dhembshme, për shqiptarët ortodoks të Rekës së Eperme në Maqedoni, që veten e tyre tashmë e konsiderojnë maqedonas. Ndër të tjera Reka është vendlindja e Rilindasit, Josif Bageri.

Ndërkohë për këtë ka qenë i menjëhershëm reagimi i deputetit të BDI-së, Artan Grubi i cili njëkohësisht konsiderohet si personi më i afërt akutalisht me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Ndër të tjera Grubi ka akuzuar Top Channel se nëpërmjet këtij emisioni ka pëdhosur kontributin e atyre që kanë punuar në heshtje, - “Reagimin e shkrova pikerisht per arsye te pritjeve te medha nga nje tv gjigant si TCh por edhe nga gazetari Mema. Kjo sonte ishte nje kopje e zbehte e emisionit te pare dhe perdhosje e gjithe atyre qe punuan pa u eksponuar dhe pa protagonizem per ti njohtuar shqiptaret ne Maqedoni, por edhe ne Shqiperi dhe Kosove per kete ceshtje”, - pohon Grubi. Me çka, sel se BDI i quan të pavlefshme të gjitha emisionet nga të cilat me çdo kusht kjo parti nuk arrin të nxjerr edhe përfitime.

Pas këtij reagimi, nuk ka mundur të qëndroj duarkryq gazetari i mirënjohur shqiptar, Marin Mema, i cili realizoi këtë emision për Rekën e Epërme. Ai në kundërpërgjigjen ndaj Grubit ndër të tjera thotë se, zoti Grubi po duke mos ju njohur nuk mund tju mbështes, ndoshta sepse keni marre mandatin për te mbrojtur interesat e shqiptareve ne parlament e jo ne FACEBOOK.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të Marin Mema:

“Sapo me treguan një reagim ne faqen e tij personale, por edhe këtu te një personazhi që mban postin e këshilltarit te kreut të BDI në Maqedoni, Ali Ahmetit, a është deputet nuk e di. Sipas tij emisioni në Rekë te Epërme ishte sipërfaqësor, (ha ha ha ha ha) Artan Grubi na qenka shqetësuar, ashtu si shefi i tij pjesë e qeverise, por qe nuk guxon as te thotë, dhe as të bëjë asgjë për Rekën. Sa i takon shoqatës “Josif Bageri” që citohet nga zoti Grubi, po bën një punë për tu lavdëruar, por kjo s’do te thotë se Rekë e Epërme është një çeshtje ekskluzive… Zoti Grubi duhet te shqetësohet se çka bere politika shqiptare ne Maqedoni, për ketë çështje e me pas te flasë për emisionet ne Top Channel. Rrugëtimi i këtij emisioni ishte një mënyre për te sjelle ne sytë e te gjithëve te vërtetat e një komuniteti qe pak njihet ne Shqipëri…

E ne ketë rast çdo iniciative duhet te ishte mirëpritur. Por heshtja zotit Grubi i paska djegur, dhe mendon se mund të lahet me ndonjë citim të shefit te tij nëpër emisione, duke harruar të thotë se partia ku bën pjese është pjese e qeverise , që do të thotë se mund te marre nisma konkrete dhe për ketë nuk mjaftojnë pallavrat. Mua nuk më intereson asnjë nga partitë shqiptare ne Maqedoni, mua më interesojnë shqiptaret, miqtë e mijë ne Maqedoni , ato qindra sms qe me erdhën nga Tetova, Gostivari, Dibra e Shkupi e nga gjitha zonat ku ka shqiptare. Kjo ka me vlere për mua se sa disa kollarisur. Prandaj falënderoj te gjithë shqiptaret kudo qe janë , ata shqiptare qe nuk i varin komentet nga qejfet e kollares dhe poltrones. Unë bej punën time me pastërti dhe ndershmëri dhe do ta bej çdo dite pavarësisht komenteve te klientëve politike qe i janë prekur interesat. Me falni zoti Grubi po duke mos ju njohur nuk mund tju mbështes, ndoshta sepse keni marrë mandatin për te mbrojtur interesat e shqiptareve në Parlament e jo ne FACEBOOK”, - thekson Marin Mema, raporton Almakos.

Ndryshe, analisti Bujar Idrizi, për ‘luftën’ e BDI-së të shpallur ndaj Top Channel-it, ka ironizuar duke thënë se BDI ose selfie - blutë meqë ia lejojnë vetes të merren me Top Channel, kushedi se çka do t’i bëjnë televizionit amerikan CNN.

“Sipas informacioneve të fundit ka ndodhur një tërmet i rëndë në TV Top Channel. Komplet ekipi që ka realizuar emisionin për shqiptarët e Rekës së Epërme është pushuar nga puna, ngase emisioni nuk i ka pelqyer selfi-shefit të kabinetit të Ali Ahmetit. Paraprakisht thash se BDI ka nisë t’i futë hundët nëpër media, madje po ja lejon vetes që të merret edhe me Top Channel. Ku me e ditë se çka do i bëjnë CNN-it, nëse kjo e fundit vendos me u ngucë me selfie - blutë nga Maqedonia”, - thekson Idrizi, transmeton Almakos.

Tutje Bujar Idrizi, ka shtuar, - “Dëgjova se Top Channel do te realizon emision për politikanet shqiptarë SERVIL nga Maqedonia. Për shkak të inflacionit të servilitetit, do të nevojitet një cikël emisionesh në këtë temë. Madje më duket se do të lansojnë edhe “Top Listën” me politikanët me servil të javes, muajit dhe vitit!”

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net