Unë mësuesi përball një kryetari komune që dikur e la gjimnazin për shkak të notave të dobëta - tetova1.com

Unë mësuesi përball një kryetari komune që dikur e la gjimnazin për shkak të notave të dobëta


Kategoria: PLUS / TOP LAJM

Postuar më: Mar, Tet 28, 2014





Dikur e la gjimnazin për shkak të notave të dobëta. Por më vonë, e kishte kryer edhe fakultetin dhe magjistraturën në një nga ish republikat e Jugosllavisë dhe tash është kryetar komune. Të këtilla raste janë të shumta te shqiptarët në Maqedoni. .
Një takim me shokun e klasës me karakteristikat e lartëpërmendura këtyre ditëve e ka pasur edhe profesori Jakup Limani. Janë takuar në Panairin e Librit dhe ja se si e përshkruan në facebook këtë takim profesor Limani.
“Ka një javë, që për çdo dit e vizitoj panairin e librit në qytetin tim. Sillem vërdallë, shikoj titujt në një qetësi apsolute, dëgjohet vetëm zëri i shitësve dhe asgjë më shumë, vizitorët janë të paktë kurse blerës thuaj se nuk ka. Arsimtarë, profesor, nxënës e student që janë dashamirë të librit shikojnë dhe ikin sa ora, askush nuk blen libra. Çudi ….. a thua vallë të gjithë nuk kanë para për të blerë libra si unë…..!!! Dhe befas në hyrje u duk një shok i imi i vjetër i shkollës së mesme,që na kishin ndarë bindjet politike. Ai tani ishte kryetarë komune, bashkë me ekipin e vet, të gjithë me kollare, si kapadahi u vizitonin shtandet e librave dhe mbushnin qeset me tituj dhe sikur dëshironi të krijonin përshtypje se sa shumë lexojnë përfaqësuesit e popullit. Po ai shok e kishte lënë gjimnazin për shkak të notave të dobta. Po më vonë, e kishte kryer edhe fakultetin dhe magjistraturën në një nga ish republikat e Jugosllavisë, në rrethana të erta. Tani ishte në kulmin e karierës së vet. Mu afrua më përshëndeti dhe mu lut që ti propozoja ndonjë titull. Unë e shikova qetë, i shikova dhe grumbullin e librave që kishte blerë dhe më erdhi keq se ata tituj do të mbaronin në syrtarin e pluhërosur të një analfabeti. Po i thash, është mirë ta merni librin ” I sëmuri për mend “! Mu falemenderua dhe pa më kuptuar fare, u përshëndet dhe u largua. Dhe unë me duarët në xhepa, pa asnjë lek e pa asnjë libër dola, nga panairi i dëshpëruar!”, përfundon komenti i profesor Jakup Limanit.

 

 

“tetova1.com” - Në rubrikën “eReporter” do të publikohen të gjitha informatat, tekstet, fotot dhe videot që na dërgojnë lexuesit e portalit “tetova1.com” ose postimet që bëhen nga individ ose persona publik në rrjetet sociale dhe që kanë të bëjnë me një dukuri që prek interesat e shoqëris ku jetojm. Emaili [email protected], dhe faqja “tetova1″ në facebook është në shërbimin tuaj. Na shkruani.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net