Nëse bleni banesë prej 80 m2 në Shkup, ju duhen 25 vite punë për ta paguar! - tetova1.com

Nëse bleni banesë prej 80 m2 në Shkup, ju duhen 25 vite punë për ta paguar!


banesa-370x290
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Oct 29, 2014





Qyteti i Shkupit është një ndër më të lirit në rajon nëse vendosni të bleni një banesë. Me 100.000 euro, ju mund të bleni në Shkup një banesë me sipërfaqe prej 80 metra katror. Çmimi i një metër katror në kryeqytetin tonë sillet rreth 1.250 euro, shkruan portali “Faktor”, transmeton Shprehja.

Nga rajoni më së shtrenjti qëndron Lubjana. Atje, sipërfaqja prej një metër katror do të ju kushton 2.600 euro dhe me 100.000 euro ju mund të bleni një banesë prej vetëm 38.4 metra katror.

Pas Lubjanës, në listën gjendet Zagrebi, ku me 100.000 euro ju mund të bleni banesë prej 43 metra katror, sepse çmimet sillen rreth 2.300 euro për metër katror.

Ajo që dallon në këto vende nga kryeqyteti jonë është periudha kohore e nevojshme për ta paguar një banesë.

Kështu, Sllovenët për ta pagur një banesë prej 38,4 metra katror kanë nevojë për një periudhë kohore prej 8 vjet e 3 muaj, për arsye se rroga minimale është 1.000 euro. Kroatët të njëjtën shumë do ta mbulonin për një periudhë prej 11 viteve dhe 5 muaj, me rrogë mesatare prej 720 euro.

Qytetarët e Maqedonisë për të paguar një banesë të tillë, ju duhet më së paku të punojnë 25 vite dhe dy muaj. Kjo për arsye se rroga mesatare në vendin tonë është më e ulët, dhe sillet rreth 330 euro.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net