Shkrepen dy predha mbi godinën e Qeverisë - tetova1.com

Shkrepen dy predha mbi godinën e Qeverisë


qeveria4
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Oct 29, 2014





Mbrëmë rreth orës 22;00 në afërsi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë dëgjuar dy shpërthime. Pas disa orëve, në fasadën e ndërtesës së Qeverisë janë gjetur dy predha. Në vend ngjarje është kryer ekspertizë, predhat janë marrë për analizë të mëtejmë. Nga MPB-ja konfirmojnë rastin dhe paralajmërojnë hollësi më të detajuara gjatë ditës së sotme. Ndërkohë mësohet se predhat kanë përfunduar në murret e godinës dhe se nuk ka persona të lënduar. Deri në këto momente nuk ka informata nëse dikush nga kabineti qeveritarë mund të ket qenë cak i sulmit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net