Turqia i jep Maqedonisë 2 milionë dollarë ndihma ushtarake (Foto) - tetova1.com

Turqia i jep Maqedonisë 2 milionë dollarë ndihma ushtarake (Foto)


turqia-2_1395
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Oct 29, 2014





Turqia ka qenë vendi i parë që e ka ndihmuar Maqedonisë pas bërjes republikë e pavarur dhe përherë në gatishmëri për bashkëpunim dhe ndihmë në të gjitha sferat, veçanërisht në atë të mbrojtjes.
“Pas pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, Turqia ishte vendi i parë që e ndihmoi këtë vend, duke qenë përherë në gatishmëri për bashkëpunim dhe ndihmë në të gjitha sferat, veçanërisht në sferën e mbrojtjes”, bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes të Maqedonisë, Zoran Jolevski.
Jolevski theksoi se ky donacion përbëhet nga pajisje të reja me cilësi të lartë për standardet e NATO-së dhe ky do të jetë kontribut i rëndësishëm në furnizimin e pajisjeve dhe modernizimin e ARM-së.
Ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Omur Sholendil, deklaroi se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë në fushën e mbrojtjes janë një përparim dypalësh ndërmjet dy vendeve. “Maqedonia, zemra e Ballkanit, është një vend kryesor për prosperitet në rajon, dhe sigurisht për një kohë të shkurtër Maqedonia do të bëjë një hap të madh drejt anëtarësimit në NATO, të cilën edhe e meriton”.
Donacioni në vlerë prej 2 milionë dollarë përfaqëson vazhdimin e donacioneve të përgjithshme të Turqisë, vlerë që deri më tani ka arritur 20 milionë dollarë. Turqia është vendi i parë që dhuron pajisje ushtarake në Maqedoni dhe nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim.

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net