Dega e BDI-së në Tetovë nis procesin e zgjedhjeve të brendshme
|
Dega e BDI-së në Tetovë njoftoi se ka marrë vendimin për fillimin e zgjedhjeve brendapartiake për strukturat e të gjitha niveleve që i përkasin asaj.
Në njoftimin për medie, thuhet se në mbledhjen e kryesuar nga kryetari aktual Atilla Rexhepi, ka marrë pjesë edhe Koordinatori për Organizimin e Zgjedhjeve për Zonën 6, Izet Mexhiti.
“Në këtë mbledhje, e cila kaloi në atmosferë konstruktive, gjithashtu u soll vendim për formimin e Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve në Degën e Tetovës prej 7 anëtarësh. Këtë komision do ta udhëheqë deputeti Xhevat Ademi”, njofton Dega e Tetovës.
Sipas njoftimit, zgjedhjet në Degën e Tetovës duhet të përfundojnë brenda muajit nëntor, kur edhe pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor.









