Publikohen ranglistat e kandidatëve për administratorë - tetova1.com

Publikohen ranglistat e kandidatëve për administratorë


administrata41
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Oct 31, 2014





Agjencia e Administratës ka publikuar ranglistën me emrat e kandidatëve, që kanë aplikuar në konkursin e shpallur nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në ranglistën e publikuar, janë gjithsej 450 kandidatë që kanë dhënë me sukses provimin e nevojshëm dhe renditen në kategorinë për vendin e punës “Bashkëpunëtor i ri për strategji, planifikim dhe ndjekje”. për këtë vend pune duhet të pranohen 150 administratorë, kurse 90 administratorë janë ranguar në konkursin për vend pune “Referent i ri për strategji, planifikim dhe ndjekje”, ku ka 30 vende të lira.

Renditja e kandidatëve është bërë sipas rezultateve të arsimit, provimit për nëpunës shtetëror dhe intervistës. SIOFA nuk ka p recizuar nëse pranimi i administratorëve do të bëhet sipas asaj se si janë radhitur në këto rang lista.

http://aa.mk/content/pdf/%D0%A0%D0%B0%D0%BD%D0%B3%20%D0%BB%D0%B8%D1%81%D1%82%D0%B8%2010-2014/Rang%20lista%20139.pdf

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net