Reagojn maqedonasit për iniciativat e riemërtimit të shkollave në Tetovë - tetova1.com

Reagojn maqedonasit për iniciativat e riemërtimit të shkollave në Tetovë


Tetova
Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Oct 31, 2014





Lidhja e Luftëtarëve në Tetovë ka reaguar pas paralajmërimeve për ndryshimin e emrave të shkollave të mesme. Organizata reagon duke thënë se në Tetovë po fshihet historia më e re maqedonase dhe se kjo po ndodh me riemërtimin e shkollave dhe rrugëve në këtë qytet.

“Kjo praktikë duhet të ndalet, sepse gjithnjë e më shumë figura historike në Tetovë po zhduken”, thonë përfaqësues të Lidhjes së Luftëtarëve për të përditshmen “Nova Makedonija”.

Reagimi i tillë vjen pas paralajmërimit të dy shkollave “Goce Stojçevski” dhe “Mosha Pijade”se do të kërkojnë ndryshimin e emrave të tyre.

Sipas anëtarëve të Lidhjes së Luftërave, dukuria e fshirjes së historisë maqedonase, në të vërtetë, ka nisur që në vitin 2005, kur ishin mënjanuar bustet e heronjve popullorë Todor Cipovski-Merxhan dhe Goce Stojçevski, gjatë rindërtimit të sheshit.

“Pushteti i Tetovës, i cili është në duart e komunitetit shumicë shqiptar, sikur kërkon të fshijë të gjitha lidhjet me periudhë nacionalçlirimtare. Ne kërkojmë prej 10 vitesh, nga të gjitha garniturat e pushtetit lokal, të kthejnë bustet që u mënjanuan nga sheshi, kurse tani duan të ndryshojnë edhe emrat e shkollave”, thotë Momir Janjiq nga Lidhja e Luftërave në Tetovë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net