Thaçi: PDSH, e vetmja parti që mbijeton në opozitë
|
PDSH është e vetmja parti e opozitës shqiptare që arrin të mbijetojë politikisht. Kështu thotë kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një deklaratë që sot publikoi Radioja Evropa e Lirë.
Duke komentuar dukurinë e formimit të partive të reja te blloku shqiptar, kreu i PDSH-së shprehet se qëllimi i tyre është të dëmtojnë PDSH-në.
“Ne kishim disa konkurrenca të pakuptueshme brenda opozitës shqiptare. Ju e dini, u formuan 4-5 parti të vogla, qëllimi i të cilave ishte ta mposhtin PDSH-në dhe jo ta mundin partinë në pushtet. Edhe sot ne jemi në një situatë të tillë, ku PDSH vazhdon të jetë partia e vetme opozitare që arrin të mbijetojë”, thotë Thaçi.
Prej disa javësh, është njoftuar formimi i partisë së re BESA. Formimi i saj duhet të ndodhë deri në fund të këtij viti.





