Balli Kombëtarë rrikthehet në Maqedoni?
Në skenën politike, kohët e fundit planifikojnë të kyqen shumë parti të reja shqiptare, ndër to edhe Balli Kombëtarë, transmeton Agjencionin e Lajmeve ‘Alkoill’. Sipas informatave (jo)zyrtare, sekretari i përgjithshëm i këshillit të Koordintor të Ballit për Shqipëri Etnike dhe Kryetar i Sekretariatit Koordinator të Ballit Kombëtar për Europë dhe SHBA, Arbër Gashi për Agjencionin e Lajmeve ‘Alkoill’ tha, se së shpejti do të hapet Partia e Ballit Kombëtarë Demokrat.
Në IRJM është formuar Këshilli Iniciator për formimin e Partisë Balli Kombëtar Demokrat. Për momentin, atje po zhvillohen aktivitetet e parapara me planin për shtrirjen organizative në të gjitha komunat e vendit. Statusi i Këshillit Iniciator është definuar me ligjet aktuale të IRJM, ndërsa, regjistrimi i Partisë do të ndodhë atëherë kur Sekretariati Koordinator i Ballit Kombëtar për Europë dhe SHBA së bashku me Këshillin Koordinator të Ballit për Shqipëri Etnike dhe partnerët tanë euroatlantik, regjistrimin e konsiderojnë të nevojshëm. Në zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe lokale, ballistët në IRJM do t’a kenë Listën e Votuesve, me të cilën ata do të konkurrojnë në tregun politik të IRJM”, theksoi Arbër Gashi.





