Arsimtarët dhe drejtorët do t’i nënshtrohen provimit - tetova1.com

Arsimtarët dhe drejtorët do t’i nënshtrohen provimit


Kategoria: Arsim

Postuar më: Mar, Nën 4, 2014





Mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave do t’i nënshtrohen provimit profesional.

Kjo është masa që propozon Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes ndryshimeve ligjore, në bashkëpunim me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

MASH ka përgatitur dy projektligje, njëri nga të cilët parasheh trajnim dhe provim për drejtorët e shkollave fillore, të mesme, konvikteve dhe universiteteve të hapura qytetare për mësim të përhershëm.

Projektligji tjetër parasheh provim profesional për mësimdhënës, bashkëpunëtorë profesionalë dhe edukator në shkollat fillore, të mesme dhe konvikteve.

Këto reforma, sipas zv.ministrit të Arsimit, Spiro Ristovski, do të rrisin cilësinë dhe do të avancojnë sistemin arsimor në vend.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net