Fatlum Aziri: Ju tregoj eksperiencën time si model - tetova1.com

Fatlum Aziri: Ju tregoj eksperiencën time si model


Kategoria: Showbiz

Postuar më: Tue, Nov 4, 2014





”Pas shumë aktiviteteve rreth modelizmit ku kam qenë imazh në shumë revista në Maqedoni, pastaj konkurent në Mister Maqedonia, imazh i kompanisë Emona për veshje klasike, mora ofertën për të qenë pjesë e garës së një eventi të modës në Prishtinë. Pas bisedës dhe sqarimeve të detajeve nga ana e Labit vendosa që të mar pjesë”, thekson Aziri i cili ka një eksperiencë të gjatë si model. ”Si fillim ka qenë një njohje me konkurentët e shoqërimi mes tyre, e gjatë fotosesioneve kemi pasur një pregaditje maksimale të punës dhe ka qenë një eksperiencë e mirë për mua. Jemi testuar për shije dhe përzgjedhje të veshjeve për femra, kemi pasur detyra të zgjedhura për veshjen e partneres dhe pastaj të komentohet nga juria qoftë lëvdata apo kritika ndërsa unë personalisht kam pasur vetëm lëvdata për shijen”, shton më tej ai për pjesëmarjen në Top Model që organizohet nga Rtv21.

”Edhe pse në një kohëzgjatje prej 9 muajsh, ne kemi qenë të përcjellë dhe cdo gjë e jona është vlerësuar sic ishte sjellja, disciplina, rregullsia, komunikimi dhe respekti me konkurentët tjerë”, thotë Fatlumi i cili është përzgjedhur si një nga fituesit e këtij edicioni, si i vetmi shqiptarë nga Maqedonia. ”Ushtrimet në pasarela dhe pregaditje të gjata të gjitha i kemi bërë tek Sheshi21, e falenderimi im shkon tek dizajneri i modës Nusret Alija që gjithmonë më ka ndihmuar në përzgjedhjen e veshjes me këshillat e tij. Gjatë garës kemi pasur sfilata të shumta, gjysëm finalen dhe eleminimet në grup, gjatë kësaj periudhe pas shumë sfilatave ngelëm vetëm 13 djem e 13 vajza për në finalen e madhe që u mbajt në Gjakovë, ku ka qenë një mega organizim me plot emocione. Pas daljes në skenë me tre lloj veshje, sportive, kombëtare dhe elegante u bë përzgjedhja e fituesve ku në mesin e tyre isha edhe unë”, përfundon bisedën ai.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net