E vërteta e autoblindave në Drenovec
Është e vërtetë se autoblinda gjatë ditës së djeshme kanë lëvizur nga kazerma e Tetovës deri në Xhepcisht, mirëpo nuk ka asgjë për tu shqetësuar në këtë drejtim.
Siç mëson portali Tetova1.com autoblindat gjatë ditës së djeshme janë nisur për në Rautinc për të bërë stërvitjet e zakonshme që i bëjnë, megjithatë një grup është dashur që të kthehet prap në kazermë e që kthimin e ka bërë në fshatin Xhepçisht.
Lajmi për lëvizjen e autoblindave ka krijuar huti në opinion nëse ata kanë ndërmarë ndonjë aktivitet kundër GRI, mirëpo burimi i Tetova1.com deklaron se nuk bëhet fjalë për diçka të tillë. “Ishte vetëm stërvitje e zakonshme që bënë ARM, dje ishim në Rautincë, sot ishim nga Jerebina, ndërsa stërvitje do të ketë edhe në ditët në vazhdim” deklaroi burimi që dëshiron të ngelet anonim.
Sipas burimit në stërvitje kanë qenë 80% shqiptar.





