Garda e Iliridës, arsyeja për autoblindat në Drenovec? - tetova1.com

Garda e Iliridës, arsyeja për autoblindat në Drenovec?


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Nën 5, 2014





Në rrjetet sociale po ndodh një kaos spekulimesh dhe informacionesh, në lidhje me Gardën e Republikës së Iliridës këtë organizatë virtuale që tani për tani përmendet vetëm nga Hamdi Ndrecaj.

Prej disa orësh në rrjetin social po qarkullon një foto ku shfaqet një autoblindë e Armatës së Maqedonisë, gjoja si përgjigje ndaj kërcënimeve të Gardës së Republikës së Iliridës.
Komentuesit thonë se fotoja është fiksuar në Drenovec të Tetovës, por pse dhe si është gjetur kjo autoblindë atje, dhe nëse është vërtet atje, askush nuk di ta thotë.
Autoritetet policore thonë se po ndjekin itinerarin e rregullt të aktiviteteve për ruajtjen e sigurisë dhe rendit.

/tetova1-zhurnal/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net