Gostivar, tre nxënës rrahin bashkëmoshatarin
Policia lokale e Gostivarit njoftoi sot për një incident të ndodhur në oborrin e shkollës së mjekësisë në këtë qytet.
Mësohet se tre nxënës të kësaj shkolle kanë sulmuar fizikisht bashkëmoshatarin e tyre 17 vjeç.
Motivi i sherrit mësohet të ketë qenë mosdurimi mes tyre.
Rasti në polici është denoncuar nga i ati i nxënësit të keqtrajtuar.
Policia ka marrë në pyetje sulmuesit L.R dhe AA (18), si dhe E.O (17).









