Kush do të jetë kryetar i BDI-së në Tetovë
|
Gara për kryetar të BDI-së në Tetovë vetëm se ka filluar ku më aspiratat e tyre për kreun e integristëve në Tetovë kanë shfaqur disa kandidatë të mundshëm.
Është interesant fakti se për kreun e Degës së Tetovës te integristët si emra të përfolur qëndrojnë bashkë edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i këshillit komunal të Tetovës, Hisen Xhemaili. Kjo garë dhe përballje e të parës së komunës dhe të parit të këshillit komunal nuk dihet nëse do prish marëdhëniet ndërmjet këtyre dyve dhe do të krijoj ngërç në komunë.
Ndërkohë një kandidat tjetër është edhe Resi Abdurahmani dhe me gjasë kandidati që ka më shumë potencial për të fituar këtë “luftë” brenda integristëve.






