Tetova në aksion kundër helmit të Jugohromit (FOTO)
Qytetarët e Tetovës po mobilizohen në maximum duke shprehur gaditshmërin e tyre të protestojnë kundër ndotjes masovike që i shkaktohet këtij qyteti nga fabrika e Jugohromit.
Pasi janë lëshuar thirrje për protestë masovike që do të organizohen këtë të premte, sot disa qytetarë në shenjë proteste kanë vendosur nëpër disa pika të qytetit mbishkrime me fjalët “Këto maska mbrojnë vetëm 5%- Protesto kundër helmimit kolektiv” dhe kanë lënë vullnetarisht disa maska mbrojtëse për kalimtarët e rastit për të ngritur vetëdijen tek qytetarët e Tetovës ndotjen e madhe që i shkaktohet këtij qyteti.




