30 bursa në USHT, Ameti: Suksesi i studentëve edhe i yni - tetova1.com

30 bursa në USHT, Ameti: Suksesi i studentëve edhe i yni


Kategoria: Arsim

Postuar më: Enj, Nën 6, 2014





Në Universitetin Shtetëror të Tetovës u ndanë bursat për 30 studentët më të dalluar në ciklin e dytë të studimeve.

Në ceremoninë e ndarjes, rektori i USHT-së Vullnet Ameti tha se suksesi i studentëve përbën sukses edhe për vetë institucionin.

“Ne në Universitetin Shtetëror të Tetovës, tashmë aplikojmë një proces të mirëfilltë arsimor në përputhje me standardet bashkëkohore dhe kriteret e arsimit të lartë, dhe këtë e kemi arritur me investimet qe kemi bërë në infrastrukturën e tërësishme të këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe”, tha Ameti.

Ai tha se suksesi mesatar i studentëve që po përfitojnë bursa është mbi 9.8.

“Ne zotohemi se me këto angazhime, do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, të forcojmë kapacitetet tona kadrovike, të rrisim edhe më shumë përkrahjen për studentët e suksesshëm, si dhe mundësi të tjera për avancimin e procesit mësimor-shkencor në Universitetin Shtetëror të Tetovës”, tha Ameti.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net