Lajm Ekskluzive: Kole Diamanti në “Këshillin e të urtëve” të BDI-së? - tetova1.com

Lajm Ekskluzive: Kole Diamanti në “Këshillin e të urtëve” të BDI-së?


Kategoria: Lajme

Postuar më: Thu, Nov 6, 2014





Personi kontravers Kole Diamanti, i cili Brenda BDI-së gëzon reputacionin e gazetarit të shquar, ka gjasa të mëdha të jetë njëri nga shtatë anëtarët e Këshillit të urtëve të BDI-së, njoftojnë burime të “Lajm”-it.

Të njëjtat burime thonë se edhe anëtarët tjerë të këtij këshilli do të jenë personalitete shquara dhe të dëshmuara si Kole Diamanti, i cili gëzon përkrahje të madhe te intelekuajt e kësaj partie. Në mesin e tyre, si përfaqësues i shqiptarëve ortodoksë, pritet të jetë edhe Branko Sinadinovski.

Kole Diamanti u paraqit në opinion në vitin 2004, duke “ndriçuar” disa manifestime të organizuara prej BDI-së. Paraqitjen e tij disa media e trajtuan si skandal, duke pretenduar se ai është i sëmurë psiqik që ka kryer vepra penale.

Ndryshe formimin e Këshillit të urtëve, e ka komentuar edhe analisti politik Alajdin Demiri. Sipas tij, që nga formimi i saj, Bashkimi Demokratik për Integrim ka hasur në dilemë se i takon krahut të luftës apo krahut te intelektualëve, në mes të cilëve ka konflikt interesi dhe mos pajtueshmëri.

“Në thelb problem qëndron në atë se e kujt është BDI, kujt i takon. Partia që nga themelimi i saj kishte për tendencë të jetë parti e luftëtarëve, por më pas u kyçën edhe intelektual- këtë e bëri Ali Ahmeti me qëllim për ta modernizuar partinë. Por me kalimin e kohës, krahu i luftës konsideron se intelektualët po punojnë vetëm për interesin e tyre personal” është shprehur Demiri.

Ai konsideron se Këshilli i të urtëve do të ketë për detyrë t’iu jap fund konflikteve brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, me çka fjalën e fundit në parti do ta ketë ky këshill. “Me Këshillin do të udhëheqin njerëzit më të afërt të Ali Ahmetit, të cilët do të sjellin vendime me direktivë të tij, diçka që është në kundërshtim me proceset demokratike”, përfundon Demiri.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net