Pas kontrollit të “specialcave”, flet pronari i një lokali të kontrolluar mbrëmë në Tetovë (FOTO)
|
“Specialcat” së bashku me përfaqësues të DAP-it mbrëmë kanë kryer kontrolle nëpër disa lokale në Tetovë. Pronari i një restoranti të njohur në Tetovë thekson se edhe pse ai personalisht ka kërkuar urdhëresën për kontroll prej përfaqësuesve të DAP-it, një gjë e tillë nuk është prezantuar.
“Ishin mbi 20 policë “specialca” dhe hynën në lokal. Personalisht kam kërkuar urdhëresën për kontroll prej përfaqësuesve të DAP-it, një gjë e tillë nuk mu prezantua. Te ata vërehej nervozë për shkak se nuk arritën të gjejnë asnjë parregullsi në punën e lokalit tim edhe pse u munduan me cdo kusht të gjejnë ndonjë shkas për të mbyllur lokalin. Të gjithë mysafirët lëshuan lokalin dukshëm të shqetësuar nga prezenca e madhe e policisë. ”, deklaroi pronari i lokalit.
Ky lokal për shkak të mosgjetjes së anjë paregullsie nuk u mbyll dhe vazhdon të punoj. Kurse mysafirët që ishin prezent në lokal mjaft të indinjuar për aksionin policorë pyesin nëse është normale kjo të ndodh në një shtet që pretendon të jetë pjesë e BE-së.
/tetova1/






