Alarmohet MPB-ja për deklaratën e UÇK-së - tetova1.com

Alarmohet MPB-ja për deklaratën e UÇK-së


policia-uck-qeveria
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Nov 7, 2014





Nga Zyra e Prokurorisë Publike për çështjen e një deklarate të sulmit ndaj qeverisë nga ana e UÇK-së, thanë se nuk kanë marrë ende asnjë njoftim për të marrë përgjegjësinë për këtë sulm që ndodhi më 28 tetor. Aktualisht ende nuk ka të dyshuar për ngjarjen.
“Granatat janë ekzaminuar, kemi kërkuar inçizimet nga objektet përreth. Procedurat paraprake ende po vazhdojnë. Çdo letër apo fakt i ri do të analizohet dhe do të shqyrtohet nga prokurori kompetent”, thanë nga zyra e Prokurisë Publike.
Ministria e Brendshme tha se incidenti po hetohet në vazhdim, dhe se kanë nisur masa për të zbuluar, mesazhin elektronik dërguar nga e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare Kombëtare të cilët morën përgjegjësinë e sulmit ndaj qeverisë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net