Flet punëtori i Ujësjellësit Tetovë: Si u kërcënova nga uniformat e zeza - tetova1.com

Flet punëtori i Ujësjellësit Tetovë: Si u kërcënova nga uniformat e zeza


Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Pre, Nën 7, 2014





Gazeta “Dnevnik” ka siguruar dëshminë e njërit prej punëtorëve të kërcënuar nga dy persona të veshur në të zeza, në rajonin e Tetovës.

Punonjësi i Ujësjellësit Tetovë ka rrëfyer për policinë momentin kur dy persona, sipas tij, të veshur në uniforma të zeza pa emblema, dhe të armatosur, kanë kërcënuar atë teksa ai po punonte me ekskavatorin, transmeton Zhurnal.

Në deklaratën e deponuar në polici, ai thotë se dy personat kishin ardhur nga pas shpinës së tij dhe duke e kërcënuar me armë i kishin kërkuar ta thyente me ekskavator tubin e ujësjellësit që kishin vendosur.

Nën frikë, duke iu bindur urdhrit, ai do të provonte disa herë të thyente tubin, por pa sukses.

Më pas, të armatosurit do t’i kërkonin atij të kthehet me fytyrë nga ekskavatori dhe të mos lëvizë derisa ata nuk largohen nga aty.

Pasi ata ishin larguar, i kërcënuari do të denonconte rastin në policinë lokale.

Ngjarja ka ndodhur në lokacionin ku kryheshin punimet për ujësjellësin ndërmjet fshatrave Veshallë dhe Brodec.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net