Kjo është uniforma e Gardës së Republikës së Iliridës, sipas Komandantit të saj (FOTO) - tetova1.com

Kjo është uniforma e Gardës së Republikës së Iliridës, sipas Komandantit të saj (FOTO)


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Pre, Nën 7, 2014





Hamdi Ndrecaj i njohur si ‘Panteri’, që njëkohësisht paraqitet si Komandati i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Iliridës, së fundmi ka prezantuar sipas tij uniformat e Gardës së Iliridës.

“Sot prezantuam uniformën unikate të GRI-së, në nderim të deshmorit të kombit Imer Gavazi, i vrarë në Brodec të Tetovës 7 vite më parë”, - thotë ‘Panteri’.

Ndryshe, ‘Panteri’ në një deklaratë për medie tha se 250 anëtarë të GRI-së tashmë patrullojnë si vëzhgues në disa qytete të Maqedonisë. Sipas tij, deri më tani nuk janë regjistruar incidente, por anëtarët e Gardës janë të armatosur lehtë, dhe tashmë kanë kontaktuar me banorët lokal në malësi./Almakos

Kështu duken këto uniforma të GRI-së:

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net