‘Komandant Talibani’ bie në duart e policisë maqedonase - tetova1.com

‘Komandant Talibani’ bie në duart e policisë maqedonase


Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Nën 7, 2014





Me një siguri të lartë të forcave policore në Maqedoni, është ekstraduar Metin Islami i njohur si “Komandant Talibani”.

Nga policia vërtetojnë se Islami është marë nga Kosova, por nuk zbulojnë detaje më të hollësishme, raporton Almakos.

Islami është i dyshuar dhe i dënuar për vepra që kanë të bëjnë me terrorizëm lidhur me aksionin “Stuhia Malore” në Brodec të Tetovës, kurse prej atëherë së bashku me tre persona të tjerë deri më tani ishte në ikje.

Nga policia thonë se për më tepër informata, lidhur me këtë ekstradim do të dalin ditën e nesërme.

Ndryshe, më 7 nëntor të 2007 në aksionin policor “Stuhia malore” mbetën të vrarë 6 persona. 13 persona të tjerë u arrestuan dhe gjykuan. Njëri prej tyre, Hanif Dervishi ndërroi jetë në burg, ndërsa 12 të tjerë vazhdojnë dënimin me gjithsej 109 vjet burg.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net