Konventa e Lëvizjes “BESA”, të shtunën vendoset data
Përfaqësuesit e Këshillit Nismëtar për themelimin e Lëvizjes “BESA” pritet të shtunën të vendosin për datën e mbajtjes së Konventës.
I pyetur nga “Zhurnal” për kalendarin e aktiviteteve të Këshillit Nismëtar, njëri prej drejtuesve të kësaj nisme, Zeqirija Ibrahimi, deklaroi se të shtunën do të vendoset data e mbajtjes së Konventës.
“Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, që duhet të mbahet të shtunën, do të merret vendimi”, tha Ibrahimi.
Mësohet se 22 nëntori është një prej propozimeve që do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme, si datë e mundshme për mbajtjen e Konventës.
Lëvizja “BESA” pritet të jetë partia më e re në spektrin politik shqiptar.





