Pse “UÇK” paraqitet me kumtesë në ditën e protestave në Tetovë?
|
Sot, kur pritet protestë masive e qytetarëve të Tetovës, kundër politikës për të cilë shumë shqiptarë mendojmë se është naziste, e që shihet me dhënien leje “Jugohromit” që të vazhdojë t’i helmojë edhe më tej tetovarët, një UÇK përmes internetit është paraqitur me kumtesë, ku e merr përgjegjësinë për sulmin me predha ndaj qeverisë së Maqedonisë, që ndodhi më 28 tetor. Në opinion menjëherë janë paraqitur dilemat se pse kësaj “UÇK-je” ju kujtua pikërisht sot, dhjetë ditë pas sulmit, të paraqitet me telegram ku merr përgjegjësinë? Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për metoda të strukturave nazi-majtiste për shantazhim të protestës, që janë frikësuar nga jehona e revoltës së tetovarëve, shkruan “Lajm”. Prandaj aktivistët apelojnë që tetovarët sa më masovikisht të dalin në protestë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për UÇK të vërtetë, ose fantome e cila ka për qëllim të ulë jehonën e protestës. Ata mendojnë se është koha e fundit që t’i thuhet “STOP” zbatimit në praktikë të parullës “Za shqiptari, gasni komori” (Dhoma gazi për shqiptarët), nga e cila po pësojnë jo vetëm shqiptarët por edhe maqedonasit e Tetovës.
Ndryshe përmes një komunikate që ka arritur në postën elektronike të TV ALSAT M, të dërguar nga “Debatik Sharri” ku qëndron emblema e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare merret përgjegjësia për sulmin me granat mbi qeverinë e RM-së që ka ndodhi më 28 tetor. Në këtë komunikatë që mban numrin 3, më tej thuhet:
Mbrëmjen e 28 tetorit , nga ora 20.30 deri në orën 21 njësiti elitar ”Hasan Prishtina” në mënyrë të koordinuar goditi godinën e Qeverisë, Gjykatën dhe kishte në fokus goditje një Stacion Policor në Shkup. Koha e zgjedhur dhe mosgoditja e Stacionit Policor u bënë për të ruajtur jetët njerëzore, thuhet në komunikatën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të firmosur nga Kushtrimi.
Njëkohësisht është lëshuar edhe një deklaratë politike gjithashtu e firmosur nga Kushtrimi ku mes tjerash thuhetÇ Marrëveshja e Ohrit nuk po gjen zbatim. Ajo është stërkequr si mos më keq. Tejzgjatja e zbatimit të saj, qasja shovene e qeverisë ndaj Shqiptarëve , terrori maqedon i qeverisë shovene ka zbritur deri në familjet shqiptare, kudo e kurdo, në rrugë e shkolla. Procese të montuara , Grupe Huliganësh të orkestruar nga segmente shtetërore inteligjente, dhunojnë familje, lagje e fëmijë shqiptarë. Shqiptarët sot në Maqedoni po jetojnë natën e akullt. Thërrasim faktorin ndërkombëtarë të ndërhyjë, Faktorin politik Shqiptarë e veçanërisht atë në Qeveri të shohë me realizëm gjendjen e mjerë të popullit shqiptarë në Maqedoni. Qeveria shovene maqedonase , rrugëton cdo ditë e nga pakë drejt folës Ruse përmes rrugës serbe. Shqiptarët nuk e duan këtë. Integrimet euroatlantik e çojnë rajonit drejt prosperimit. Ne duam ashtu siç ndajmë fate e hapësira te njëjta të ndajmë dhe liri e mundësi të njëjta , shkruan në deklaratën politike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare./Lajm










