Zekiri: Si ja kanë nis specijalcat dhe UJP do hyjnë edhe te Ali Ahmetit në Reçicë dhe ta gjobisin - tetova1.com

Zekiri: Si ja kanë nis specijalcat dhe UJP do hyjnë edhe te Ali Ahmetit në Reçicë dhe ta gjobisin


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Pre, Nën 7, 2014





Kryeredaktori i TV Alsat, Muhamed Zekiri ka reaguar në facebook pas aksioneve të fundit të “specialcave” dhe DAP në vendbanimet shqiptare. “Si ja kane nis specjalcat dhe UJP-ja me aksionet neper vendbanimet shqiptare do i hyjne edhe liderit te BDI-se Ali Ahmeti ne Reçice dhe ta gjobisin per pirje duhani ne hapsire te mbyllur. TURP O ZYRTAR SHQIPTARE TURPPP”

Përndryshe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është i njohur si një ndër konsumuesit më të mëdhej të duhanit dhe në disa raste nuk e ka pasur aspak problem ta ndez edhe në ambiente të mbyllura.

Në takimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti me ambasadorin e OSBE-së Ralf Bret në Reçicë të Vogël të zhvilluar në muajin maj të këtij viti duket shpuzorja e mbushur me cigare dhe kutia e cigarave me të kuqe në tavolinën e liderit të BDI-së.

Një rast i tillë i ngjashëm, ndodhi kohë më parë kur kryeminitri shqiptar, Edi Rama shijoi një darkë vëllazërore me liderët e partive shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmetin e BDI – së dhe Menduh Thaçin e PDSH – së.
/tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net