Sela në Bogovinë: Aksionet policore janë nga Gruevski, Thaçi dhe Ahmeti (FOTO) - tetova1.com

Sela në Bogovinë: Aksionet policore janë nga Gruevski, Thaçi dhe Ahmeti (FOTO)


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sht, Nën 8, 2014





Iniciuesi për reformim të PDSH-së Ziadin Sela sonte nga Bogovina drejtoi gishtin ka 3 aktorët kryesor për aksionet policore në vendbanimet shqiptare. Ai tha se qëllimi I aksioneve të tilla me forca speciale nuk është qëllim për t’i mbyllur bizneset shqiptare por për ti frikësuar shqiptarët, ku sipas tij shqiptarët nuk frikësohen, njofton TetovaSot

“Nuk është qëllimi I mbylljes së bizneseve të shqiptareve, por qëllimi është frikësimi I shqiptarëve. Sa më tepër të rrezikohen Menduhi dhe Aliu aq më tepër Gruevski do ti çojë forcat speciale, Drejtorinë e të Hyrave Publike, inspektoratin e punës dhe të gjitha me radhë.” U shpreh para banorëve Sela

Ai tha se Lëvizja nuk frikësohet nga këta forca, sepse kemi ndarë mendjen, ne i shohim fëmijët, nipërit, mbesat, dhe vim në përfundim se ja vlene kjo sakrificë që nesër ata fëmijët tanë ta gëzojnë, dhe do të jemi krenar se kemi bërë ktë” tha Ziadin Sela në Bogoovinë

Sela gjithashtu tha se në momentin që Lëvizja do të marr legjitimitetin në dorë me automatizëm do ti ndalojë këto aksione policore me maska në bizneset shqiptare.

“Do të vjen dita që do ta marrim legjitimitetin në dorë, dhe do të ndërpresim me automatizëm këto kontrolle këto inspeksione, këto shefa sektorësh të cilët nuk I dinë se ka nis aksioni dhe nuk e dinë e kujt është aksioni i DHP-së apo I MPB-së” u shpreh Sela

Gjithashtu në fund Sela tha së ky aksion është aksion Nikolla Gruevskit, Menduh Thaçit, dhe Ali Ahmetit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net