“Ballistët” pas ndeshjes “marin në pyetje” futbollistët e Shkëndijës? (FOTO)
Pas humbjes së dytë radhazi, sot nga skuadra e Rabotniçkit pas mbarimit të ndeshjes futbollistët e Shkëndijës si duket janë marr në pyetje nga ana e tifo grupit “Ballistët”.
Në foton që po shpërndahet në facebook mund të shihen lojtarët e Shkëndijës ulur përballë tribunës ku janë “Ballistët”. Aty gjindet edhe kryetari i sapozgjedhur i “Ballistëve” Isak Luma. Se çfar realisht ka qenë porosia e Ballistëve për lojtarët dhe si do jetë reagimi i tyre pritet të shihet në ndeshjet në vazhdim.
Video nga Alkoill





