Gostivar: Ujqit copëtojnë 10 dele në Banjicë të Epërme (FOTO) - tetova1.com

Gostivar: Ujqit copëtojnë 10 dele në Banjicë të Epërme (FOTO)


Kategoria: Lajme

Postuar më: Die, Nën 9, 2014





Ujqit kanë mbytur 10 dele në fshatin Banjicë të Epërme. Ngjarja e ndodhur në këtë fshat të Gostivarit, ka shqetësuar banorët, duke e ndjerë frikën se kafshët e egra mund t’i sulmojnë edhe njerëzit, pasi asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që ujqit të zbresin aq poshtë. Pronari i kopesë së deleve, Abylemin Jakupi, thotë se vetëm kur është zgjuar në mëngjes ka parë se dy ujq të mëdhenj kishin sulmuar delet. Ai thotë se dëmi i shkaktuar kalon shumën 3.000 euro. Sipas Jakupit, ujqit kohëve të fundit janë parë shpesh në këtë anë, por sulmi i mbrëmshëm ka qenë më i madhi. Prandaj, familja ka vendosur që të bëjë roje për të pritur sulmet tjera nga ujqit.
KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net