Sonte “specialcat” dridhën Dibrën - tetova1.com

Sonte “specialcat” dridhën Dibrën


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Die, Nën 9, 2014





Inspektorët e DAP-it dhe të Inspektoratit të Tregut, shoqëruar nga forcat policore, kanë vazhduar aksionin kundër pirjes së duhanit në Dibër. Mësohet se forca të mëdha policore, ngjashëm si në Çair, Saraj, Tetovë dhe Gostivar, kanë ushtruar kontrolle në shumë lokale në Dibër. Aksioni ka për qëllim penalizmin e pronarëve të lokaleve që nuk kanë kasa fiskale dhe ku nuk respektohet ndalesa e duhanit. Shumë nga qytetarët dibranë kanë qenë dëshmitarë të pranisë së shtuar të forcave policore që në këtë qytet nuk ishin parë qëkurse ndodhi grabitja e armatosur e një argjendarie. Aksionet e kontrolleve shoqëruar nga forcat speciale të policisë janë kundërshtuar nga ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, i cili ka paralajmëruar kërkimin e përgjegjësi në seancën e ardhshme të Qeverisë./tetova1-zhurnal/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net