Akuza për strehuesit e emigrantëve
Strehuan emigrantë ilegalë dhe për këtë pritet të dënohen. Prokuroria Publike ka ngritur padi penale kundër pesë shtetasve të Maqedonisë për shkak se kanë strehuar emigrantë.
Të akuzuarit janë dy persona nga fshati Vaksincë dhe një nga fshati Llojan i Kumanovës, një nga Velesi dhe i pesti nga Studeniçani.
Gjatë operacioneve policore janë zbuluar 31 emigrantë ilegal prej të cilëve 18 nga Afganistani, 11 nga Siria dhe dy nga Banglladeshi.





