Kapen 6 valltare ilegale në Tetovë - tetova1.com

Kapen 6 valltare ilegale në Tetovë


Babilon-620x330
Kategoria: Kronikë

Postuar më: Wed, Nov 12, 2014





Mbërmë pas mesnate, policia e Tetovës ka kryer kontrolle në hotelin “Babylon” në Tetovë, në pronësi të 37-vjeçarit nga Tetova B.A.Gjatë kontrollit nga MPB-ja janë gjetur gjashtë shtetase të huaja, duke përfshirë pesë nga Bullgaria dhe një nga Republika e Serbisë, të cilët kanë punuar në mënyrë të paligjshme, dmth pa një leje pune.

Vajzat ishn të moshës 24-28 vjeç, të cilat u arrestuan në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas një ndalimi të shkurtër, u dorëzuan në Departamentin e Krimit Ndërkufitar, migrimin dhe ripranimin.
Sot në mëngjes gjashtë vajzat u sollën para gjyqtarit për shkelje në Gjykatën Themelore të Tetovës, të cilët u sanksionuan me vlerë monetare dhe ndalimin e hyrjes në vend për një vit, dhe deportimin në vendet e tyre./TetovaSot.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net